Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të pesë të akuzuarve në seancë.
Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.