E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Putin: BE-ja po humbet kapacitetet industriale dhe po mbetet prapa në konkurrencën globale

Putin: BE-ja po humbet kapacitetet industriale dhe po mbetet prapa në konkurrencën globale

SHENZHEN, 18 nëntor, ATSH/ Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po humbet kapacitetet e tij industriale dhe po mbetet prapa në konkurrencën ndërkombëtare.

Gjatë një fjalimi në Samitin e CEO-ve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Putin u shpreh se BE-ja po humbet pozicionet në garën ekonomike globale.

Në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit vuri në dukje edhe ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, duke pretenduar se ato nuk kanë arritur të ndalin zhvillimin e ekonomisë ruse. Ai e paraqiti Rusinë si një ekonomi rezistente ndaj presionit ndërkombëtar dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit Azi-Paqësor të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik me Moskën.

Deklaratat vijnë në prag të takimit të parashikuar mes Putin, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, në Shenzhen të Kinës.

Lini një koment