E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Hysaj shkëlqen në Nations League, paradoksi i mbrojtësit kuqezi, në formacionin ideal edhe pse pa skuadër

Hysaj shkëlqen në Nations League, paradoksi i mbrojtësit kuqezi, në formacionin ideal edhe pse pa skuadër

Elseid Hysaj ka bërë një nga paraqitjet e tij më të mira me Kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe është zgjedhur në formacionin ideal të Ligës C, raporton Top Channel.

Mbrojtësi i djathtë u përfshi në 11-shen më të mirë pas dy ndeshjeve të fundit, ku Shqipëria mposhti Letoninë dhe Bjellorusinë në “Air Albania”. Hysaj luajti gjatë gjithë kohës në të dyja takimet dhe mori vlerësime të larta për paraqitjet e tij, duke qenë një ndër elementët më të rëndësishëm të kuqezinjve.

Në formacionin ideal, sipas Top Channel, kanë gjetur vend edhe Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti. Paradoksi është se Hysaj e arrin këtë vlerësim edhe pse aktualisht është pa skuadër.

Në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi vazhdon të kontribuojë në nivele të larta me Kombëtaren, duke treguar se mbetet një lider i ekipit kuqezi.

Lini një koment