E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›“Je shqiptar?”/ Vata zbulon përplasjen me lojtarët e Kosovës: Më shanë, më pas njëri prej tyre erdhi në dhomat e zhveshjes dhe…

“Je shqiptar?”/ Vata zbulon përplasjen me lojtarët e Kosovës: Më shanë, më pas njëri prej tyre erdhi në dhomat e zhveshjes dhe…

Nga Emanuel Loci, Panorama Sport

Roko Vata luajti dje disa minuta për Irlandën kundër Kosovës. Sulmuesi shqiptar ka humbur përfundimisht mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Shqipërinë.

Vata dha një deklaratë të çuditshme pas ndeshjes. Pasi tregoi për emocionet me gjyshen, zbuloi se është sharë nga lojtarë të Kosovës. Më pas një prej tyre i ka kërkuar falje në dhomat e zhveshjes. Po

GJYSHJA E ROKO VATËS

“Gjyshja ime është irlandezja më krenare që mund të ekzistojë. Pas ndeshjes po e kërkoja nëpër tribuna, kur dëgjova zërin e saj që bërtiste mes turmës. E gjeta dhe ishte shumë e emocionuar.

Ajo kishte ardhur edhe në ndeshjen e fundit në shtëpi ku unë isha pjesë e skuadrës, por nuk u aktivizova. Megjithatë, ishte shumë e lumtur”.

EPISODI ME LOJTARËT E KOSOVËS

“Kur isha në zonë dhe po përpiqesha të shpërqendroja portierin, ata kishin disa gjëra për të më thënë. Unë i kuptova.

Më thanë: ‘Ti je shqiptar?’ dhe më pas më shanë. Unë iu përgjigja: ‘Po, nuk ka problem’. Pas ndeshjes, ai lojtar erdhi dhe më kërkoi falje, gjë që ishte e bukur”.

BISEDA ME TRAJNERIN E IRLANDËS

“Fola me trajnerin përpara ndeshjes dhe i thashë se sa mirënjohës jam që më ka dhënë një mundësi.

Sigurisht, aktualisht në klub situata është paksa e vështirë. Por trajneri e di se mund t’i jap diçka skuadrës dhe vazhdon të më zgjedhë.

Gjatë dy muajve të fundit, thjesht kam pritur me padurim të vija këtu. Këtu mbushem me vetëbesim. Heimir është shumë i mirë në menaxhimin e lojtarëve.

Ai di të të japë këshilla konkrete, të cilat të ndihmojnë në lojën tënde dhe të rrisin vetëbesimin.

Këtë mëngjes pata një bisedë shumë të mirë me të, që zgjati rreth 45 minuta. Folëm për mënyrën se si duhet ta përballoj situatën në klub. Unë thjesht duhet të përqendrohem te puna ime dhe të vazhdoj të punoj sa më shumë që të mundem.

Ishte vërtet shumë e vështirë sezonin e kaluar, kur pësova dy dëmtime radhazi. Por tani ndiej se po rikthehem edhe më mirë. Jo thjesht në të njëjtin nivel, por edhe më mirë se sezonin e kaluar. Ndihem më i fortë”.

Lini një koment