Tronditje e rëndë për kryeqytetasit e Superiores, FIFA merr vendimin drastik
FIFA vazhdon të bllokojë klubet shqiptare, pasi humbasin gjyqe për detyrime të prapambetura. Më 18 nëntor e ka pësuar Dinamo siç raporton “Panorama Sport”.
Dinamo nuk mund të transferojë lojtarë në vazhdim, pa mbyllur këtë çështje. Për blutë është edhe e vetmja që duhet të zgjidhë.
Kjo nuk është hera e parë që Dinamo humbet gjyq në FIFA. Megjithatë, kryeqytetasit gjithmonë ia dalin që t’i shlyejnë detyrimet për të mos u bërë pengesë në merkato.
Fokusi ndërkohë qëndron te sfida e radhës. Përpara është ndeshja me Elbasanin në “Elbasan Arena”.