E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Kampionët fërkojnë duart, sulmuesit të Egnatias i del emri në Gjermani

Kampionët fërkojnë duart, sulmuesit të Egnatias i del emri në Gjermani

Nga EMANUEL LOCI, Panorama Sport

Emri i Ildi Grudës është shfaqur në Gjermani si një lojtar që duhet vëzhguar, për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

“Transfer Update” që është “podcast” në Gjermani, e përfshiu Grudën si profil që duhet ndjekur. Rubrika e “Sky Sport” tregoi vlerësim për Grudën, duke u shprehur se mund të jetë futbollist për Bundesligën 2.

Gruda është titullar i rëndësishëm i Egnatias. 26-vjeçari që aktivizohet në qendër të sulmit ka bërë mirë, teksa një vëmendje të madhe e fitoi pas fotos me Brajan Grudën. Dy kushërinjtë u bënë bashkë në Beograd ku Brajani debutoi me gol te Gjermania.

Ildi ndërkohë ka lënë pas dëmtimin. Kështu do të jetë i gatshëm për trajnerin Nevil Dede në vazhdim.

Lini një koment