Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet miratoi në parim projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, nismë e socialistëve Taulant Balla.
Dy deputetët e apasionuar pas futbollit dhe të njohur për mbështetjen e ekipit të Partizanit, e shohin këtë projektligj si mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë të sportistëve.
Projektligji parashikon një mekanizëm lehtësues për subjektet që sponsorizojnë aktivitete në kulturë, art dhe sport, duke u mundësuar njohjen si zbritje të një vlere deri në 30% të tatimit mbi fitimin të paguar në vitin paraardhës.
Kjo lehtësi rregullohet me një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe me një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh në vit, njoftoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Nga ana tjetër, Braçe theksoi nevojën për mbështetjen e librit dhe uljen e TVSH-së.
Projektligji vendos një standard të ri, të rreptë transparence, gjurmueshmërie dhe kontrolli.
Pas miratimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, projektligji vijon procedurat parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar.