“Lehtësim të procesit”- Integrimi i Shqipërisë, Irlanda jep lajmin e mirë: Përshpejtojmë procesin, brenda vitit mbyll
Irlanda mblodhi për herë të 5-të Këshillin e Çështjeve të Përgjithshëm në Bruksel, me kryetemë zgjerimin e BE.
Takimi u kryesua nga ministri i shtetit për çështjet europiane të Irlandës, Thomas Byrne i cili para 26 homologëve të tij të vendeve anëtare, theksoi objektivin që ka Irlanda për të përshpejtuar procesin në javët e fundit të Presidencës para se t’ia dorëzojë Lituanisë në 1 janar të vitit të ardhshëm.
Irlanda synon të përshpejtojë mbylljen e të paktën 6 kapitujve të Shqipërisë brenda vitit 2026.
“Viti 2026 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për zgjerimin, me më shumë se 60 kapituj të hapur ose të mbyllur, 51 prej të cilëve nën Presidencën Irlandeze të BE-së. Po e organizoj këtë diskutim me homologët e mi të BE-së për të diskutuar hapat e nevojshëm për të siguruar përparim të mëtejshëm deri në fund të Presidencës Irlandeze. Ne jemi të përqendruar fuqimisht në mbylljen e të gjithë kapitujve me Malin e Zi, hapjen e të gjitha grupkapitujve me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe lehtësimin e mbylljes së kapitujve me Shqipërinë”, tha Thomas Byrne.
Në Bruksel, metodat e reja anti-zgjerim, si lufta hibride, dezinformimi apo manipulimi, janë një mesazh i qartë se BE duhet të përgatitet për zgjerimin që të mund të përballojë rreziqet që e presin.
“Ngjarjet në të gjithë Unionin në javët e fundit kanë treguar se përgatitja është më e rëndësishme se kurrë. Qasja e Strategjisë së përgatitjes së Unionit që përfshin të gjithë Evropën, të gjithë qeveritë, të gjithë shoqërinë dhe të gjitha rreziqet është thelbësore për të forcuar rezistencën e Evropës ndaj krizave të ardhshme, dhe kjo është ajo në të cilën do të përqendrohemi sot”, shtoi ai.
Irlanda rezultoi një ogur i mirë në rrugëtimin europian të Shqipërisë në BE. Në ditën e 4-t të Presidencës Irlandeze, Shqipëria mundi të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave, dhe një të katërt në tetor.
Ndërsa sipas udhërrëfyesit të ri të KE, numri i kapitujve të mbyllur brenda Presidencës Irlandeze në BE duhet të shkojë në 10 brenda 2026. Pjesa e mbetur do të mbyllen në 2027.