Vazhdojnë rrënimet pa leje në zonat ujore të liqeneve akumulueses
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënimet pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.
Pacolli në një postim në Facebook bën të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.
Njoftimi i plotë i ministres:
Mirëmëngjesi!
Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.
Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit.
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.
Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badovc.
Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve tona ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore. Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim. /Telegrafi/