Ish-kryeministrja e Britanisë: Brexit ka mbaruar, Burham ta pranojë dhe ecë përpara
Ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka deklaruar se është e befasuar nga mundësia që kryeministri britanik Andy Burnham të marrë në konsideratë rihyrjen e vendit në BE, duke theksuar se Brexit ka mbaruar.
Sipas një interviste ekskluzive të dhënë të dielën në BBC me Laura Kuenssberg, May tha se ishte“e habitur nga mundësia që kryeministri Andy Burnham po shqyrtonte rihyrjen e vendit në Bashkimin Evropian, duke i bërë thirrje atij të pranonte Brexit-in dhe të ecë përpara.
May, e cila shërbeu si kryeministre midis viteve 2016 dhe 2019, i bëri thirrje Burnham që thjesht të merret me sfidat e sotme, në vend që të rihapë debatin rreth qëndrimit në Bashkimin Evropian.
“Le të vazhdojmë të sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar të jetë sa më e fortë ekonomikisht, në aspektin e sigurisë dhe në aspektin e mundësive për qytetarët”, tha ajo.
“Kur isha kryeministre, isha shumë e qartë se duhet ta zbatonim atë votë. Kështu që kam frikë se mesazhi im për të është, e dini, njerëzit votuan për Brexit-in. Brexit-i ka mbaruar. Thjesht pranoni Brexit-in dhe ecni përpara”, tha Theresa May.
Former UK Prime Minister Theresa May on the EU:There’s a question that nobody ever really asks in this debate, which is: what is the EU of the future?Because the EU of today is not the same as the EU that we left. pic.twitter.com/RhnpAY4QUO