E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

SHBA – Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

UASHINGTPN, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit, se në çdo periudhë tjetër të vitit të kaluar, deklaroi dje në mbrëmje presidenti amerikan Donald Trump.

“Mos u shqetësoni, të gjithë janë rrëzuar dhe nuk kanë shkaktuar asnjë dëm”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Sulmet ndaj anijeve cisternë me naftë në Ngushticën e Hormuzit, janë shtuar gjithashtu kohët e fundit, ndërsa Teherani dyshohet se qëndron pas tyre. Edhe Bahreini, shteti i Gjirit Persik, ku ndodhen baza ushtarake amerikane, është bërë vazhdimisht objekt i sulmeve iraniane.

Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare jetike për furnizimin global me energji, është kthyer në një pikë të nxehtë përplasjesh mes Uashingtonit dhe Teheranit, që prej nisjes së luftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit në fund të shkurtit.

Sulmet e fundit kanë shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon. /

Lini një koment