E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë në më shumë se 15 vjet, për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i cili është planifikuar të zhvillohet në Tripoli në fillim të dhjetorit.

Koha e vizitës së presidentit turk në Libi është veçanërisht e rëndësishme pasi vjen pas ratifikimit të memorandumit të paligjshëm turko-libian nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë lindore. Ky është një veprim që krijon të dhëna të reja për Athinën dhe Kajron, të cilat shprehën kundërshtimin e tyre, por në asnjë mënyrë nuk i bën automatikisht pretendimet turke legjitime.

Vizita e presidentit turk u njoftua nga Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan vetëm disa orë pasi ai dhe kreu i shërbimeve të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, u takuan të shtunën në Stamboll me Abdulhamid Dbeiba, kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNU) të Libisë.

Vizita e fundit e Erdoganit në Libi ishte më 16 shtator 2011, kur ai ishte kryeministër. Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil – atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional – dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Lini një koment