E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Deficiti tregtar i Kosovës arrin 575,1 milionë euro në tetor

Deficiti tregtar i Kosovës arrin 575,1 milionë euro në tetor

Kosova e mbylli tetorin me një deficit tregtar prej 575,1 milionë eurosh, pasi importet arritën në 699,3 milionë euro, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 124,2 milionë euro, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të përcjella nga KosovaPress.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar shënoi rritje prej 8,5 për qind, duke thelluar hendekun mes mallrave që Kosova blen jashtë vendit dhe atyre që arrin të shesë.

Të dhënat tregojnë se eksportet kosovare mbeten shumëfish më të ulëta se importet: vlera e mallrave të eksportuara mbulon më pak se një të pestën e vlerës së mallrave të importuara gjatë muajit tetor.

Lini një koment