E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›​QKUK: Ushtari i plagosur në Gjakovë në gjendje stabile, do të transferohet në Ortopedi

​QKUK: Ushtari i plagosur në Gjakovë në gjendje stabile, do të transferohet në Ortopedi

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, bëri të ditur se ushtari i FSK-së, i cili dyshohet se u lëndua nga një shpërthim në Gjakovë, është në gjendje stabile shëndetësore.

“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, tha dr. Syla.

Ushtari dyshohet se është lënduar si pasojë e një shpërthimi në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Fillimisht, ai ishte dërguar për mjekim në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Lini një koment