Shkak bëhet protesta! FSHF zyrtarizon ndryshimin, merret vendimi përfundimtar për Superioren
Tirana-Skënderbeu do të luhet të premten, më 27 nëntor, ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky vendim vjen pas kërkesës së policisë, për ta afruar ndeshjen me një ditë për shkak të protestës kombëtare që do të mbahet më 28 nëntor.
NJOFTIMI I FSHF-së:
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF njofton se ndeshja Tirana – Skënderbeu, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më 28 nëntor 2026, në orën 13:30, do të luhet një ditë më herët.
Pas kërkesës së Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie, takimi është spostuar për të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stermasi”, Tiranë.