E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Ilir Daja pret konfirmimin, me sytë nga FSHF për Partizanin

Ilir Daja pret konfirmimin, me sytë nga FSHF për Partizanin

Ilir Daja mund të rikthehet në pankinë për dy ndeshjet e ardhshme të Dinamos.

Trajneri kryeqytetas është në pritje të procedurave që klubi duhet të ndjekë për konvertimin e pjesës së mbetur të pezullimit në gjobë, çka do t’i hapte rrugën rikthimit të tij në drejtimin e skuadrës. Daja ishte dënuar me pesë ndeshje pezullim, por deri më tani janë shlyer tre prej tyre.

Kjo do të thotë se tekniku ka kaluar më shumë se gjysmën e periudhës së dënimit, duke bërë që të krijohet mundësia për konvertimin e dy ndeshjeve të mbetura në një masë financiare. Ndeshja e parë ku synohet rikthimi i trajnerit është ajo e së premtes kundër Partizanit, një përballje me rëndësi të veçantë për blutë, të cilët po kërkojnë të dalin nga kriza e rezultateve.

Më pas, Dinamo do të ketë edhe një tjetër sfidë ndaj Laçit, ku prania e Dajës në pankinë do të ishte një element i rëndësishëm për skuadrën.

Lini një koment