Atentati në Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit
Shkon në dy numri i viktimave nga atentati i rëndë i ndodhur paraditen e së hënës në Fier, siç njofton Shqiptarja.com. Jakup Hasani, i plagosur rëndë gjatë atentatit ku u ekzekutua xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka humbur jetën në spital.
47-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi mori tre plumba në trup. Pas operacionit, ai u dërgua në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji” të Fierit, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami”, ku persona të armatosur hapën zjarr drejt tij dhe nipit të tij.