Dëbora e parë në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë, 23 nëntor, zonën e Kalimashit në Kukës, duke zbardhur peizazhin pranë tunelit.
Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në këtë zonë malore.
Ndërkohë, drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit u këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.