“Më 28 nëntor do të flasë populli”, vijon marshimi në Tiranë në ditën e 177-të të protestës kundër Ramës
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 177-të, ndërsa qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës. Siç njofton BalkanWeb, protestuesit kanë vijuar marshimin në kryeqytet, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë.
Gjatë marshimit janë përsëritur thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestën mbarëkombëtare të 28 nëntorit kundër qeverisë. “Më datë 28, Rama e di vetë”, ka qenë një nga thirrjet e përsëritura gjatë marshimit.
Protestuesit janë shprehur të vendosur për të vijuar qëndresën dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Ditën e Pavarësisë.
Marshimi në rrugët e Tiranës ka vijuar me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, në një tjetër ditë të qëndresës së përditshme kundër qeverisë.