E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca! | JavaNews.al

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca! | JavaNews.al

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Mocioni është kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve palët kanë rënë dakord për datën e zhvillimit të debatit.

Në këtë seancë pritet të diskutohen gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe ecuria e vendit në procesin e integrimit europian.

Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe roli i opozitës në Kuvend është kufizuar, pretendon opozita.

Ndër gjetjet e raportit që PD evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin.

Në letër, ngrihet edhe çështja e votës së mazhorancës kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme progres raportin e KE. Kryeministri Rama e ka cilësuar si më të mirin në histori, kurse nga opozita ka pasur kundërshtime për kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.

Lini një koment