E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim | JavaNews.al

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim | JavaNews.al

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 11 dhjetor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë në këtë dosje.

Prokuroria e Posaçme ka depozituar më 16 nëntor kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq. Në këtë dosje penale janë marrë të pandehur 26 persona fizikë dhe dy kompani. Mes emrave të përfshirë janë edhe Evis Berberi, Ergys Verdho dhe Gentian Gjyli.

Në seancën paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.

Çështja ndaj Ballukut lidhet me hetimet për procedurat e tenderimit të disa veprave publike, mes tyre Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ish-zëvendëskryeministrja përballet me akuza që lidhen me procedurat e prokurimit publik, korrupsionin, deklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Lini një koment