Titullar i padiskutueshëm dhe kampion me Egnatian, lideri shumë pranë rikthimit nën urdhrat e Edlir Tetovës te Teuta
Një nga blerjet e këtij sezoni te Teuta, Abdurraman Fangaj, ka lënë pas dëmtimin siç mëson “Panorama Sport”. Kujtojmë se Fangaj qëndroi jashtë skuadrës në javën e kaluar me Laçin.
29-vjeçari ndërkohë po punon i ndarë nga pjesa tjetër e grupit. Fangaj ka nisur rehabilitimin, duke u përpjekur që të jetë sa më shpejt pjesë e ekipit.
Mbrojtësi i djathtë ishte titullar i padiskutueshëm në 11 javë, para se të mungonte ndaj Laçit. Trajneri Edlir Tetova i besoi lojtarit kampion, me të cilin bashkë punuan tek Egnatia.
Teuta ndërkohë e luan sfidën e radhës në transfertë. Përballja me Vorën është rezervuar më 28 nëntor, prej orës 13:30.