E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Titullar i padiskutueshëm dhe kampion me Egnatian, lideri shumë pranë rikthimit nën urdhrat e Edlir Tetovës te Teuta

Titullar i padiskutueshëm dhe kampion me Egnatian, lideri shumë pranë rikthimit nën urdhrat e Edlir Tetovës te Teuta

Një nga blerjet e këtij sezoni te Teuta, Abdurraman Fangaj, ka lënë pas dëmtimin siç mëson “Panorama Sport”. Kujtojmë se Fangaj qëndroi jashtë skuadrës në javën e kaluar me Laçin.

29-vjeçari ndërkohë po punon i ndarë nga pjesa tjetër e grupit. Fangaj ka nisur rehabilitimin, duke u përpjekur që të jetë sa më shpejt pjesë e ekipit.

Mbrojtësi i djathtë ishte titullar i padiskutueshëm në 11 javë, para se të mungonte ndaj Laçit. Trajneri Edlir Tetova i besoi lojtarit kampion, me të cilin bashkë punuan tek Egnatia.

Teuta ndërkohë e luan sfidën e radhës në transfertë. Përballja me Vorën është rezervuar më 28 nëntor, prej orës 13:30.

Lini një koment