E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Erjon Vishkulli flet pas dëshmisë në Prokurori: I takon drejtësisë të zbardhë ngjarjen

Erjon Vishkulli flet pas dëshmisë në Prokurori: I takon drejtësisë të zbardhë ngjarjen

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e tij gjatë protestës së 24 tetorit.

Në dalje, ai u shpreh për mediat se i takon drejtësisë të zbardhë rrethanat e ngjarjes, ndërsa konfirmoi se vijon të kryejë kontrolle mjekësore për syrin e dëmtuar.

Vishkulli tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për 28 nëntor, pasi kjo do të varet nga gjendja e tij shëndetësore.

“U takon atyre ta zbardhin. Shqipëria është e jona, e të gjithëve. Në protestë nuk e di a do të dal, do të varet nga gjendja ime. Do të shoh si do të jem dhe nëse do të kem mundësi të marr pjesë në protestë. Vazhdoj ende të bëj kontrolle për syrin. Qëndrova dy orë në Prokurori, por kur panë që nuk po ndihesha mirë, më lanë të largohesha”, u shpreh ai.

Lini një koment