E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës

Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në pritje të një propozimi nga Shtetet e Bashkuara për datën e zhvillimit të një takimi katërpalësh mbi Ukrainën, ku pritet të marrë pjesë edhe Evropa.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Zelensky përmes një postimi në kanalin e tij në Telegram, pas takimit në Kiev me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna.

Gjatë takimit, palët diskutuan për sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe për përgatitjet për Konferencën e Rindërtimit të Ukrainës, e cila pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm në Estoni.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishin negociatat për përfundimin e luftës dhe garancitë e ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

Zelensky nuk dha detaje të tjera mbi formatin e takimit katërpalësh, por bëri të ditur se tashmë pret nga pala amerikane përcaktimin e datës për zhvillimin e tij.

Lini një koment