E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump: Zgjedhjet shkaktuan rënien e bursave, ju thashë që do të ndodhte kështu

Trump: Zgjedhjet shkaktuan rënien e bursave, ju thashë që do të ndodhte kështu

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ka komentuar rënien e fortë të tregjeve financiare pas rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump pretendon se rënia e bursave lidhet me rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa shprehet se, nëse do të ishte vetë kandidat, tregjet financiare dhe kursimet e amerikanëve për pension do të shënonin rritje të ndjeshme.

“Bursat po pësojnë rënie të fortë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Unë nuk isha kandidat, por nëse do të isha, rezultati, ashtu si në të tria rastet e mëparshme, do të kishte qenë krejt ndryshe. Tregu i aksioneve dhe llogaritë tuaja të kursimeve për pension do të lulëzonin.

Ju thashë që kështu do të ndodhte!!!”, shkruan Trump.

Lini një koment