E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Egnatia sërish në situatë të pazakontë, Nevil Dede vendoset përballë dilemës së madhe në Europë

Egnatia sërish në situatë të pazakontë, Nevil Dede vendoset përballë dilemës së madhe në Europë

Egnatia do të përballet sot me Linkoln Red Imps. Sfida do të nisë prej orës 18:45 dhe vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.

Nevil Dede ka në dispozicion 20 lojtarë në “Air Albania”, ndërsa tre prej tyre janë portierë. Një situatë e pazakontë që përsëritet si në sfidën ndaj Universitatea Kraiovas.

Eneo Bitri është mungesa e madhe, duke qenë i ndëshkuar me karton të kuq. Për këtë pritet që trajneri Nevil Dede të eksperimentojë, duke preferuar kapitenin Albano Aleksi në prapavijë.

LISTA E GATSHME PËR EGNATIAN

Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Alesandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guilem Haime, Zamig Alijev, Numan Ajeti, Andre Jago, Geralb Smajli

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili, Ledio Beqja

Sulmues: Daniel Adjesa, Alesandro Albanese, Jurguens Montenegro, Ildi Gruda

Trajner: Nevil Dede

Lini një koment