E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›I përzgjedhur nga FSHF, Bekim Balaj rikthehet në Beograd pas 12 viteve. Vendosen këngë shqiptare

I përzgjedhur nga FSHF, Bekim Balaj rikthehet në Beograd pas 12 viteve. Vendosen këngë shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Bekim Balajn si ambasador të vendit tonë, për Europianin e 21-vjeçarëve që do të organizohet me Serbinë. Sulmuesi i Vllaznisë do të jetë sot në Beograd, për shortin e orës 18:30.

Plot 12 vite më parë, Balaj ishte pjesë e heronjve të Shqipërisë në Serbi. Një sfidë që u ndërpre pas dhunës nga serbët, ndërsa kuqezinjtë fituan 0-3 në tavolinë.

Ndërkohë Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e grupit B në short. Ekipi i Alban Bushit ndodhet në vazon e katërt. Asnjëherë gjatë kompeticionit të verës së ardhmen, nuk do të luajë në Serbi.

Po ashtu shtohet si informacion në prag të shortit: “Grupi artistik Una Saga Serbica do të performojë në përmbyllje të ceremonisë së shortit të fazës finale. Performanca do të përfshijë një kolazh këngësh serbe dhe shqiptare, duke festuar traditat muzikore të të dyja kulturave përmes kërcimit”.

Lini një koment