E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Në formë të shkëlqyer, kapiteni i Kombëtares Shpresa e bën “sefte” për sezonin e ri

Në formë të shkëlqyer, kapiteni i Kombëtares Shpresa e bën “sefte” për sezonin e ri

Ermir Rashica, kapiteni i Kombëtares Shpresa, në dy ndeshjet e fundit, ka gjetur më në fund rrjetën për këtë sezon me skuadrën e Kharkiv, në elitën e futbollit ukrainas.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, realizoi golin e dytë në fitoren 0 me 2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kryvbas.

Rashica arriti të shënonte në ndeshjen e tij të dhjetë në kampionat, teksa momentalisht është duke kaluar një formë të shkëlqyer. 22-vjeçari shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 64-t, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Vlen të theksohet fakti se titullar, në këtë duel u aktivizua dhe Baton Zabërgja, ndërkohë që Itodo qëndroi në stol.

Goli i Rashicës:

Lini një koment