Historike për të ardhmen e sulmit të Shqipërisë, vjen zyrtarizimi nga Juventusi
Një tjetër moment historik për Arman Durmishin te Juventusi. 18-vjeçari është pjesë e listës me 23 lojtarë, që trajneri Luçiano Spaleti ka në dispozicion ndaj Omonias në Ligën e Europës. Sfida në Torino nis në orën 21:00.
Durmishi po pret mundësinë e debutimit. Kujtojmë se deri tani kishte provuar vetëm njëherë pjesëmarrjen në skuadër, teksa më 28 tetor ndaj Xhenoas qëndroi në stol për sfidën e Seria A.
Sulmuesi i Kombëtares U-19 ka bërë mjaft mirë me moshat dhe Juventusin U-23 në Serinë C. Spaleti i dha minuta gjatë miqësoreve të verës.
Aktualisht Durmishi dhe Kulla shikohen si dy qendërsulmues me perspektivë për Kombëtaren A.