E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Dede: Duhet të ishte një fitore më e thellë, rëndësi kanë 3 pikët

Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Dede: Duhet të ishte një fitore më e thellë, rëndësi kanë 3 pikët

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për RTSH pas fitores 2-1 ndaj Lincoln Red Imps në Conference League.

“E kishit menduar këtë ecuri në Conference League? Jemi brenda pritshmërive tona. Kur u hodh shorti një nga ndeshjet që mendonim se duhet të fitonim ishte kjo e sotmja. Pavarësisht se kundërshtari meriton respekt, pasi ka eksperiencë në Europë. Duhet të ishte një fitore më e thellë, por rëndësi kanë tre pikët dhe duhet të vazhdojmë të shpresojmë që të bëjmë sa më mirë në këto ndeshje europiane.

Pata besim që djemtë do të shënonin. Është e vështirë që ne të gabojmë dy herë. Reaguam menjëherë pas golit. Më vjen keq për sulmuesit për rastet e shumta që humbëm sot. Kishim pak stres, pavarësisht se shpërdoruam shumë. Nuk arritëm që të mbyllnim ndeshjen.

Në fund fare mendoj që 3 pikët ishin më të rëndësishme. Duhet të kishim bërë diçka më shumë, por komplimentoj djemtë për paraqitjen dhe për fitoren. Më pëlqeu reagimi pas golit të kundërshtarit”, ka thënë mes të tjerash Dede.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment