E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Kryeziu: Besonim te fitorja, ia arritëm qëllimit

Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Kryeziu: Besonim te fitorja, ia arritëm qëllimit

Altin Kryeziu ka folur për RTSH pas fitores ndaj Lincoln Red Imps në Conference League.

“I verdhi? E kuptova që isha me vonesë, por kryesorja ishte që nuk u dha karton i kuq.

Unë ndjehem mirë edhe si 6, por me ardhjen e trajnerit Dede, më ka vendosur edhe si 8 e po i shijoj të dyja për momentin.

Besoj se edhe para ndeshjes e kuptuam qe do ishte ndeshje e fortë. Nuk është se kanë shumë kualitet, e dinim që do luanin pisët. Ai goli na befasoi, por kurrë nuk besuam se nuk merrnim fitore sot dhe ia arritëm qëllimit.

Tani kemi dy ditë rikuperim, kemi fokusin te kampionati se e dimë që është i rëndësishëm.”, tha mes të tjerash Kryeziu.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment