Sulmuesi i momentit te Kombëtarja nuk pret më gjatë me menaxherin e ri, në Turqi zbulohet shuma qindra mijëra euro që kërkoi Manaj
Rei Manaj nuk mund ta priste më gjatë Sivasporin për detyrimet e prapambetura. Në Turqi raportojnë se drejtuesit i kërkuan edhe pak kohë sulmuesit shqiptar, teksa bëhej fjalë për 200 mijë euro.
Ky veprim i Manaj vjen pikërisht pasi ndryshoi menaxher, duke u bërë pjesë e grupit të Fali Ramadanit që ka “pushtuar” Kombëtaren. Në vazhdim do të mësohet se ku do të vazhdojë karriera e sulmuesit të momentit te Kombëtarja shqiptare.
Sivaspori ndërkohë po kalon një krizë financiare. Manaj po ashtu mund t’i drejtohet gjyqeve, teksa ndërpreu një konkratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Vetë Manaj u largua me kujtimin e dhjetë golave dhe dy asistimeve gjatë këtij sezoni. Sivaspori ndërkohë rrezikon rënien nga niveli i dytë i futbollit turk.