E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Dramë për sulmuesin kuqezi, konfirmon lajmin më të keq: Nuk kam fjalë të shpreh atë që ndjej

Dramë për sulmuesin kuqezi, konfirmon lajmin më të keq: Nuk kam fjalë të shpreh atë që ndjej

Xhakomo Vrioni ka mbyllur para kohe sezonin pas një dëmtimit të rëndë që pësoi në fundjavë në ndeshjen mes Volfsberger dhe RIed. Sulmuesi i Volfsberger la i dëmtuar fushën e lojës me barrelë dhe menjëherë u kuptua se bëhej fjalë për diçka serioze.

Testet kanë treguar se lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë, këputje të ligamentit krocat në gjurin e majtë. Kësisoj, parashikohet që Vrioni t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe të nisë një proces riaftësimi që pritet të jetë shumë i gjatë e praktikisht ka mbyllur sezonin e tij.

Edhe vetë lojtari ka konfirmuar gjithçka me një postim në rrjetet sociale. “Dhe po, ja ku jam, lajmi që nuk desha të dëgjoja kurrë. Është e vështirë të gjej fjalët që të shpreh gjithçka që ndjej brenda vetes por një gjë është e sigurt… Shihemi së shpejti”, shkruante sulmuesi i cili në të kaluarën ka veshur fanellën kuqezi të Kombëtares.

Lini një koment