E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)

Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)

Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” të Fierit, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona në afërsi, duke shmangur kështu pasojat në njerëz.

Pas incidentit, Policia Bashkiake ka nisur monitorimin e situatës, ndërsa po koordinon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Parqeve pranë Bashkisë Fier për largimin e depozitës.

Depozita e ujit, e cila për shkak të peshës dhe lartësisë nga ku është rrëzuar përbënte rrezik për kalimtarët, pritet të largohet nga zona me ndërhyrjen e strukturave bashkiake.

Ngjarja vjen në një kohë kur vendi po përballet me mot të paqëndrueshëm dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme edhe në zona të tjera.

Lini një koment