E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Grupimi “Studentët n’Protestë”: Mbështesim protestën, nuk jemi pjesë e asnjë partie politike!

Grupimi “Studentët n’Protestë”: Mbështesim protestën, nuk jemi pjesë e asnjë partie politike!

Grupimi “Studentët n’Protestë” ka reaguar përmes një komunikate publike, duke sqaruar se nuk janë pjesë e asnjë partie politike dhe nuk mbështet asnjë forcë politike.

Ata theksojnë se qëndrimi i tyre ka qenë dhe vijon të jetë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj, të cilat sipas tyre mbeten një revoltë qytetare që tejkalon bindjet politike.

Deklarata e plotë:

Studentet n’Protestë, si një komunitet studentësh i krijuar në protestë, deklaron se nuk është pjesë e asnjë partie politike!

Nga 31 maji, e deri sot, ne, Studentët n’Protestë, kemi qenë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj. Kemi besuar se fryma e krijuar nga kjo revoltë qytetare, tejkalon partitë politike dhe bindjet personale, duke përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë.

Edhe sot, pas 13 tetorit, kur studentët dolën masivisht, vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim.

Ne nuk kemi formuar parti politike

e as nuk jemi mbështetës të ndonjërës prej tyre. Vlerësojmë se gjithësecili është i lirë të marrë një iniciativë politike, por ne bëjmë të qartë se ky veprim nuk është në emrin tonë.

Lini një koment