Protesta dhe tension, Pogradeci mund Ilirinë dhe i merr kreun e renditjes
Pogradeci ka siguruar një tjetër fitore shumë të rëndë duke mposhtur me shifrat 3-0 Ilirinë në ndeshjen e javës së 12 të Kategorisë së Parë.
Ekipi i Fushë Krujës vinte si kryesues në këtë duel ndaj skuadrës që është kthyer prej tre sezonesh në një favorite për ngjitjen në elitë. Ndeshja ishte shumë e luftuar por ndryshoi pas disa momenteve tensioni dhe kartonit të kuq të Selmanit, që solli ndërprerjen e ndeshjes e të kuq edhe për trajnerin Smajli të miqve.
Kasmollari i dha avantazhin ekipit vendas në pjesën e parë pas ndërprerjes e më pas për ta ishte më e thjeshtë ta administronin lojën, duke shënuar dy gola me Çinuendu në pjesën e dytë, për të siguruar një fitore të rëndë 3-0.
REZULTATI
POGRADECI 3-0 ILIRIA — 43′ Kasmollari, 70′, 90′+2′ Çinuendu