E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrasja në Sarandë, identifikohet viktima! Policia rrethon vendin e ngjarjes (VIDEO)

Vrasja në Sarandë, identifikohet viktima! Policia rrethon vendin e ngjarjes (VIDEO)

Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në një atentat në Sarandë. Viktimë ka mbetur 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë dhe viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve, ai ka marrë një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se viktima ishte pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës Çameria dega Sarandë.

Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Lini një koment