Qazim Laçi shënon sërish në superligën turke
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk. Ai ka shënuar gol për Rizesporin në sfidën ndaj Kasimpasa.
30-vjeçari ka shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të, duke kaluar në avantazh Rizesporin (ndeshja u mbyll 3-2 për Rizesporin).
Ky ishte goli i 4-t në 13 ndeshje të luajtura në kampionatin turk për Qazim Laçin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.