Dinamo, Pinari: Jemi në një situatë jo të mirë, të reagojmë të mërkurën ndaj Laçit
Drejtori Sportiv i Dinamos, Luan Pinari, ka folur për RTSH pas humbjes 4-1 në derbin kundër Partizanit.
“Nuk jam i trishtuar, është një rezultat jo i mirë, normalisht që s’jemi të gëzuar, prisnim diçka tjetër morëm diçka tjetër sot.
Sot ne i bëmë të dyja, edhe gjërat e mira edhe të këqija, i dhuruam kundërshtarit episode, nuk ishim të zotë t’i zgjidhnim në momente deçizive, por bëmë edhe gjëra të mira deri diku, sepse krijuam shumë, por nuk shënuam edhe për meritë të portierit. Më shumë ishte jo qetësia e duhur para portës, sesa merita e kundërshtarit. Duhet të zgjidhim elementët e caktuar, kryesisht te finalizimi.
Kemi edhe rastin e 11-metërshit të parë. Nuk e di, u ndalua për pozicion jashtë loje, për verifikim, nuk e di a ka bojë në VAR kur luajmë ne, nuk u bënë vizat për pozicion jashtë lojës. Nuk ka pasur kontakt mes portierit dhe lojtarit të Partizanit, por gjyqtari as nuk shkoi në VAR, edhe te penalltia e dytë mendoj se ishte në rregull. Nuk ishte gjyqtar i dytë për të arbitruar një derbi, ishte vetëm ndeshja e dytë në Superiore.
Jemi në një situatë jo të mirë, e kuptojmë këtë gjë, i kemi dhënë besim të plotë stafit dhe lojtarëve. Presidenti kërkoi të shkundte skuadrën me atë deklaratë dhe mua personalisht. U bë kohë që s’po marrim rezultate pozitive. Jemi ne që e kemi ngritur Dinamon, i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit që do ta ngremë Dinamon aty ku i takon.
Nuk po merremi direkt me problematikat, por kemi gabuar, secili ka marrë përgjegjësitë e veta, shpresoj të reagojmë të mërkurën ndaj Laçit”, ka thënë mes të tjerash Pinari.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.