E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: 4 penallti në derbi, Partizani thellon krizën e Dinamos

Abissnet Superiore: 4 penallti në derbi, Partizani thellon krizën e Dinamos

Partizani lë përkohësisht fundit e klasifikimit, pasi ka mposhtur 4-1 Dinamon në “Elbasan Arena”. Deri i transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport i ka pasur të gjitha: gola, penallti, ndërhyrje të VAR-it dhe karton të kuq. 4 penallti ka fituar Partizani, 2 i ka humbur dhe 2 i ka shënuar, ndërsa Dinamo ka luajtur me 10 lojtarë për një pjesë loje.

Në fund janë “demat” që festojnë dhe me këto 3 pikë i largohen fundit të renditjes, ndërsa Dinamo pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Minutat e para të sfidës janë të qeta me dy skuadrat që nuk arrijnë të rrezikojnë portën kundërshtare. Dinamo rrezikon me Ruçin, por golin e gjen Partizani me Murataj që përfiton nga një pasiguri në mbrojtjen blu dhe shënon golin e avantazhit.

Dinamo mundohet të reagojë, por “tradhtohet” nga kapiteni Dita, që merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me karton të kuq. Partizani fiton një penallti në fundin e pjesës së parë. Gjuajtja e Aliut pritet nga portieri Teqja. Mbyllet 1-0 për të kuqtë pjesa e parë.

Partizani fiton një tjetër penallti në pjesën e dytë. Teqja pret sërish, kësaj radhe gjuajtjen e Human. Aliu shënon një supergol dhe Partizani kalon në avantazh të dyfishtë.

“Të kuqtë” fitojnë një tjetër penallti, që kthehet në gol nga Fadairo. Dinamo ngushton shifrat me Nanin, por Partizani fiton një tjetër penallti, që kthehet në gol nga Skuka.

Partizani fiton derbin 4-1 dhe thellon krizën e Dinamos, që pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat. “Demat” ngjiten në kuotën e 13 pikëve, ndërsa “blutë” mbeten 17 pikë në renditje.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment