E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Renditja provizore e Superiores, Dinamo e bën dramë, Partizani “çlirohet” nga makthi i vendit të fundit! Tirana ngjitet e treta, ja si ndryshon tabela

Renditja provizore e Superiores, Dinamo e bën dramë, Partizani “çlirohet” nga makthi i vendit të fundit! Tirana ngjitet e treta, ja si ndryshon tabela

Plot 10 gola të shënuar në 2 duelet e para të javës së 13-të të Superiores, ku Tirana, mposhti Skënderbeun me rezultatin 3 me 2, teksa Partizani i dhuroi “leksion” Dinamos duke e mposhtur me shifrat 1 me 4 në “Elbasan Arena”.

Me këtë triumf, Partizani është ngjitur në vendin e nëntë duke parakaluar përkohësisht Laçin, ndërkohë që Dinamo zhytet në krizë rezultatesh pas 3 humbjesh radhazi. Ndërkohë për sa i përket Tiranës, bardheblutë pas fitores ndaj Skënderbeut janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë me 19 pikë.

Lini një koment