E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›“I them të bëhet më i mirë se unë”, gol me dedikim për Xhixhën. Por sulmuesi ka edhe kritika: Po mundohemi të gjejmë ku është problemi

“I them të bëhet më i mirë se unë”, gol me dedikim për Xhixhën. Por sulmuesi ka edhe kritika: Po mundohemi të gjejmë ku është problemi

Redon Xhixha ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në suksesin 3-2 të Tiranës ndaj Skënderbeut. Ai kishte një dedikim të veçantë për këtë gol, pasi një ditë më parë është bërë baba.

“Jam shumë i lumtur që fitoren e sotme ia dedikoj çunit që erdhi në jetë dje dhe i them që të ecë në gjurmët e babait, të bëhet më i mirë se unë.

Xhixha nuk është akoma në 100% të tij, po punoj çdo ditë që të rikthehem. Kam disa probleme, shqetësime e dëmtime të vogla, por shyqyr kanë qenë 2-3 ditë e nuk më kanë mbajtur shumë jashtë fushe. Por edhe ato të pengojnë që të mos arrish maksimumin, por po punojmë me përgatitësit që të kthehem sa më shpejt në formën maksimale.

Të them të drejtën nuk ndjehem mirë që të shënojmë e të pësojmë shumë. E kemi diskutuar shpeshherë, po mundohemi të gjejmë ku është problemi se golat që kemi pësuar këtë sezon nuk janë pak, janë 2-3 gola më pak se sa kemi shënuar. Është diçka që na ka dëmtuar, po mundohemi ta rregullojmë. E kemi diskutuar por thjesht ndoshta nuk kemi gjetur mënyrën e duhur për ta zgjidhur ende”, tha Xhixha për RTSH pas ndeshjes.

Lini një koment