Márquez jep lamtumirën, pranë tij qëndrojnë të gjithë pilotët përveç dy të Rossi-t
Një fundjavë me shumë emocione në pistën “Ricardo Tormo”. Marc Márquez njoftoi të premten se, pas tetëmbëdhjetë vitesh në Kampionatin Botëror të Motoçikletave, ka ardhur koha të hequr një herë e përgjithmonë helmetën e tij.
Ky lajm tronditi thellë botën e sportit, i cili mbështeti pilotin katalanas për vendim e vësthirë që mori.
Katalanasi u takua edhe me gazetarët pas provave të para. Salla e shtypit në pistën valenciane ishte e mbushur me familjarë dhe miq, gazetarë, anëtarë të paddock-ut, si dhe pilotë të tjerë nga kampionati në kategori si Moto2 dhe Moto3, por kryesisht të MotoGP.
Rivalët e Marc donin të ishin të pranishëm për t’i shprehur respektin pilotit më fitues në histori, për ta mbështetur në vendimin e tij dhe për të kuptuar arsyet që kanë shtynë numrin 93 të varte uniformat prej lëkure dhe helmetën pasi fitoi titullin e tij të dhjetë.
Marco Bezzecchi, për shembull, konfirmoi këtë duke thënë: “Përveçse tregova respekt, doja të merrja pjesë në konferencën për shtyp për të kuptuar arsyet e tij. Ne kurrë nuk do ta kuptojmë plotësisht vendimin e tij, sepse ne sot jemi të gjithë Marc”.
Italiani me praninë e tij ishte një “përjashtim” pasi jo të gjithë pilotët që kanë lidhje me Valentino Rossin ishin të pranishëm.
Dy pilotët nga Ekipi i Garave Pertamina Enduro VR46, Franco Morbidelli dhe Fabio Di Giannantonio, nuk morën pjesë. Dihet mirë se marrëdhënia midis Márquez dhe Rossit u prish pas Sepangut 2015. Një incident që ‘Il Dottore’ e kujton ende sot e kësaj dite.
Edhe Luca Marini, vëllai më i vogël i Vale, erdhi në dhomë, megjithëse ishte vonë për “foton familjare”. Ai po vinte nga qendra mjekësore e qarkut dhe nuk kishte dëgjuar për takimin. Kjo është arsyeja pse nuk është në foto. “Më vjen keq që nuk isha atje. Nuk isha atje sepse askush nuk më tha se do të kishte një foto në grup. Isha në Quirón Salud duke u trajtuar në krah, i pashë në televizor, nxitova drejt saj, por nuk munda të shkoja”, shpjegoi italiani. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.