E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Tetova: Teuta u rikthye, vuajtëm pas kartonit të kuq!

Abissnet Superiore: Tetova: Teuta u rikthye, vuajtëm pas kartonit të kuq!

Edlir Tetova për mikrofonin e “Super Gol” pohoi se skuadra e Teutës meritoi gjithçka që arriti në Vorë. Sipas trajnerit të ekipit durrsak lojtarët e tij kishin bërë gjithçka mirë dhe se ky rezultat konfirmon rikthimin e ekipit të tij në rrugën e duhur.

“Mendoj se kemi arritur atë që na takonte pas ndeshjes që kemi luajtur në një fushë delikate si kjo. Kjo fitore na jep një garanci se jemi rikthyer edhe një herë në rrugën e duhur”, tha Tetova.

Për mikrofonin e “Super Gol“ trajneri i Teutës pranoi se kartoni i kuq i Zogos i komplikoi disi detyrat në fushë për ekipin e tij. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment