E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Teuta përmbys Vorën dhe i afrohet Egnatias

Abissnet Superiore: Teuta përmbys Vorën dhe i afrohet Egnatias

Ndeshja mes Vorës dhe Teutës ka qenë ideale për tifozët, të cilët kanë mundur që të ndjekin plot pesë gola. Takimi i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 3-2.

Edhe pse e para në avantazh kaloi skuadra e Ballait falë golit të Trajkov (3′), skuadra e Tetovës reagoi mjaft mirë duke rikthyer ekulibrat me Pedro Martelo (37′).

Në pjesën e dytë miqtë kompletuan përmbysjen falë golit të shënuar nga Kallaku (56′) dhe dhe Boçi (69′).

Në fund të ndeshjes Vora shkurtoi diferencat falë Pedro Clemente, i cili në të 87’ konvertoi një penallti në gol ndërsa Teuta mbylli këtë duel me një lojtar më pak pasi Zogos mori kartonin e dytë të verdhë në të 86’.

Pas 13 takimesh Teuta mban vendin e dytë me 26 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit e Egnatias, të cilët do të luajnë nesër me AF Elbasanin. Nga ana tjetër Vora qëndron në vendin e tetë në kuotën e 13 pikëve. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment