Vora, trajneri Bellai: Na mungoi eksperienca, nuk kishim qetësi
Trajneri i Vorës, Arjan Bellai ka komentuar për “Super Gol” humbjen 3-2 të pësuar përballë Tiranës në javën e 13-të të Abissnet Superiore”.
Dëmtimi i Frrokut – “Humbëm një lojtar, i cili mendoj se do të mungojë për 6 muaj. Është një lojta i rëndësdishëm, i uroj të shkuara. Këto ka futbolli, jeta vazhdon”.
Për ndeshjen – “Sa i përket ndeshjes, kemi bërë gabime. Janë disa gjëra që duhet ti shikoj më mirë. Thjesht i kemi shumë të tepruar në disa ndeshje. Kemi vrapuar shumë, i përgëzoj çunat. Thjesht mungesa e eksperiencës, sidomos në 8 minutat e fundit nuk më pëlqeu”.
“Kur ngeli Teuta me 10 lojtarë, duhet të shkonim nga krahët dhe atë nuk e bëmë. Ta fusnim topin në zonë, pastaj me shtatlartët që kemi të kishim situatat për të barazuar. Kjo nuk më pëlqeu gjatë gjithë lojës. Na mungoi eksperienca dhe nuk kishim qetësinë për të dalë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.