E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Pare›Kategoria e Parë rezervon katër përballje, njëra prej tyre e ndryshoi dje axhendën

Kategoria e Parë rezervon katër përballje, njëra prej tyre e ndryshoi dje axhendën

Sot, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshje në Kategorinë e Parë. Dje ishte Pogradeci që mposhti Ilirinë, ndërsa Flamurtari-Besa u shty.

Sfidat e Kategorisë së Parë nisin në orën 13:30. Sopoti e pret Bylisin në stadiumin e Besës siç u njoftua dje, pasi fusha e Librazhdit është në gjendje të rënduar për shkak të kushteve atmosferike.

Dhe pse sot është një protestë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa në të njëjtën ditë është Dita e Pavarësisë, sërish do të ketë ndeshje në Shqipëri.

28 nëntor

Besëlidhja-Kukësi

Oriku-Korabi

Sopoti-Bylis

Kastrioti-Burreli

Lini një koment