Kategoria e Parë rezervon katër përballje, njëra prej tyre e ndryshoi dje axhendën
Sot, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshje në Kategorinë e Parë. Dje ishte Pogradeci që mposhti Ilirinë, ndërsa Flamurtari-Besa u shty.
Sfidat e Kategorisë së Parë nisin në orën 13:30. Sopoti e pret Bylisin në stadiumin e Besës siç u njoftua dje, pasi fusha e Librazhdit është në gjendje të rënduar për shkak të kushteve atmosferike.
Dhe pse sot është një protestë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa në të njëjtën ditë është Dita e Pavarësisë, sërish do të ketë ndeshje në Shqipëri.
28 nëntor
Besëlidhja-Kukësi
Oriku-Korabi
Sopoti-Bylis
Kastrioti-Burreli