E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›114 vjet Pavarësi, Kombëtarja shqiptare grumbullohet për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin

114 vjet Pavarësi, Kombëtarja shqiptare grumbullohet për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin

28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, Dita e Pavarësisë së saj. Këtë të shtunë festohet 114-vjetori i Pavarësisë dhe, siç raporton Top Channel, urimit për këtë festë mbarëshqiptare iu bashkuan edhe futbollistët e Kombëtares, që përfaqësojnë vendin në arenën sportive.

Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri u bënë bashkë në një video të publikuar nga FSHF në rrjetet sociale, ku secili tregoi me një fjalë të vetme se çfarë do të thotë Shqipëria për të.

Videon e mbylli kapiteni Berat Gjimshiti: “Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 Nëntorin”.

FSHF e shoqëroi videon me mesazhin: “Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!”

Lini një koment